Lajme

Zjarrfikësit me shumë ankesa në ditën ndërkombëtare të tyre

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 04 May 2017

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, e cila shënohet çdo 4 maj, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka treguar problemet me të cilat përballet kjo kategori.

Sipas tij, problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta.

Beka në Klan Kosova ka treguar se institucionet nuk kanë pasur asnjë organizim sot.

-Advertisement-

“Nuk ka pasur asnjë organizmim nga institucionet së paku të na përkrahin moralisht dhe ne kemi reaguar dhe ju kemi dërguar një letër që të zgjidhen problemet tona”.

“Jemi të habitur me indiferencën e institucioneve tona pasi në vendet e huaja zjarrfikësit llogariten si heronjë të gjallë”.

Zjarrfikësit në Kosovë sipas tij nuk kanë kushte të favorshme për punë, ndërsa thotë se nuk u paguhen as orët shtesë të punës, ndërrimin e natës, punën gjatë festave zyrtare dhe fundjavë e të cilat janë të parapara me ligjin e punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera