Lajme

Zjarrfikësit ankohen për kushte të punës

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 10 December 2019

Luftëtarët kundër flakës ankohen për kushte jo të mira të punës në Kosovë.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve në Kosovë thotë se zjarrëfikësit në ndrrim të natës punojnë pa kompenzime, po ashtu edhe ata që punojnë jashtë orarit dhe gjatë festave, shkruan gazeta infokus.

“Nëse nuk kalon ligji zjarrëfikësit po mbesin me koeficient të ulët pa kompenzim të ndrrimit të natës , pa kompënzim të festave, orët jashtë orarit dhe çka është më e rëndësishme pa pajisje të sigurta për të vepruar”, ka thënë Beka në një intervistë në Klan Kosova.
Kërkesa e vetme e tyre është që të bëhen pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.

-Advertisement-

“Është planifikuar se zjarrfikësit të jenë staf i MPB-së , ashtu edhe është punuar, ashtu ka qenë edhe qëllimi i Ministrisë që tash është në dorëheqje”.

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, Avni Ajdini thotë se zjarrfikësve të Kosovës po ju shkelën të drejtat që garantohën me Konventat e të Drejtave Ndërkombëtare.

“Ende nuk e kanë Zjarrfikësit statutin e zgjedhur. Ende për zjarrfikësit nuk është ndarë një buxhet dikund.
Ende zjarrfikësit nuk e kanë të garantuar sigurinë dhe shëndetin në punë”, është shprehur Ajdini./Gazeta infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera