Zjarret rrezikojnë azilin e pleqve në Poliçan, luftë me flakët gjatë gjithë natës
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 July 2017
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër. Situata ka qënë e vështirë sidomos në Poliçan gjatë natës së mbrëmshme, kur flakët i janë afruar shumë azilit të pleqve. Në operacion është dashur ndërhyrja me helikopter për të shuar flakët dhe zjarri është ndalur në orët e vona të mbrëmjes pa e prekur institucionin.
Në operacionet në vend për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
RAPORTI I 24 OREVE TE FUNDIT
QARKU BERAT
• Në Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar azilin e pleqve. Për të shuar flakët është angazhuar edhe një helikopter. Zjarrfikëset në terren kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar plotësisht vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë janë djegur rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU SHKODËR
• Vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, Pukë vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve.
• Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset. Sipas informacionit si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre.
• Zjarri në fshatin Gajtan, Shkodër, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. QARKU DIBËR • Në vendin e quajtur Liqeni i Kallabes, në Parkun Kombëtar Lurë, ka rënë një zjarr. Për të shuar flakët janë angazhuar forca vullnetare të cilët me mjete rrethanore kanë punuar dhe kanë izoluar zjarrin. Forcat ende po vazhdojnë të punojnë për të shuar plotësisht flakët.
• Dy vatra zjarri janë riaktivizuar sërish ditën e djeshme në Ballenjë dhe në Kaptin të Martaneshit, Bulqizë. Për të shuar zjarret njësia administrative ka angazhuar forca vullnetare të cilët kanë punuar për të izoluar flakët.
• Vatra e zjarrit në fshatin Madhesh, Mat është riaktivizuar. Për shuarjen e zjarrit bashkia ka angazhuar forca e saj dhe forca vullnetare, të cilat kanë shuar atë.
QARKU VLORË
• Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Qesarat, i cili është përhapur më pas në kullotat në fshatin Grazhdan dhe Malçan në Finiq. Për shuarjen e tij janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 50 ha sipërfaqe kullotë.
• Në fshatin Blerimas, Delvinë, ka rënë zjarr. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me jonxhë.
QARKU TIRANË
• Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim të një vatre zjarri dhe janë shfaqur edhe disa vatra të reja. Forcat e zjarrfikësve në bashkëpunim me ato të pyjores kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre e ferra.
QARKU ELBASAN
• Në fshatin Bulçar, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një sipërfaqe prej rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...