Lajme

Zjarret në Europë, në 8 ditë katër shtete anëtare kërkojnë ndihmën e BE-së!

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 26 July 2022

Gjysma e parë e korrikut ishte një periudhë e mbushur me tension për Qendrën Koordinuese të Reagimit Emergjent (ERCC) në Bruksel, pas sezonit të zjarreve të nisur furishëm këtë vit në Europë.

Brenda vetëm 8 ditësh, katër shtete anëtare – Franca, Italia, Sllovenia dhe Spanja – kërkuan ndihmën e bllokuar në betejën e tyre me zjarret shkatërruese, duke e çuar në pesë numrin e aktivizimeve të qendrës së urgjencës për zjarret pyjore këtë vit.

Agjencia është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, e cila ka pasur edhe kështu një ngarkesë të madhe pune për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pandemisë.

-Advertisement-

Por ndryshe nga lufta apo COVID 19-ta, zjarret apokaliptike në pyjet e Europës tani po kthehen në një dukuri të zakontë të çdo vere, pasi ndryshimet klimatike i shtyjnë temperaturat drejt rekordesh të reja marramendëse, ndërsa gati gjysma e bllokut europian tani është e ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të thatësirave.

“Që nga viti 2017, ka pasur një rritje drastike në raport me aktivizimin e mekanizmit për zjarret në pyje dhe jo vetëm për Europën, por edhe për Afrikën Veriore. Kemi pasur kërkesa dhe nga Gjeorgjia,” tha shefi i ERCC Antoine Lemasson per Euronews.

ERCC-ja u krijua në 2013 për të qenë “zemra operacionale” e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe tani numëron 33 vende pjesëmarrëse duke përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe Norvegjinë, Islandën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera