Lajme

Zjarr prapa Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 29 September 2018

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pjesën e mbrapa stacionit të autobusëve në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Kalabria”.

Në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shohim që është djegur bari dhe trungjet e pemëve që gjendet në këtë pjesë të rrugës. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet e zjarrfikëse dhe Policia e Kosovës.

Ende nuk ka informata se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por në video vërehet që ai po vazhdon të përhapet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera