Lajme

Zjarr në tri qendra emigrantësh në Suedi, evakuohen 300 emigrantë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 17 May 2017

Autoritetet suedeze njoftojnë se tri qendra emigrantësh në jug të vendit janë goditur nga zjarri dhe se incidentet janë duke u hetuar si zjarrvënie të qëllimshme.

Nuk raportohet për të lënduar dhe as nuk ka të arrestuar ende. Megjithatë, policia ka njoftuar se më shumë se 300 azil kërkues janë evakuuar si pasojë e zjarrit në Vaxjo, Borrby dhe Malilla sot në mëngjes.

Rreth 200 prej tyre janë vendosur në një shtëpi pleqsh në Vaxjo.

-Advertisement-

Ndërtesat e goditura nga zjarri po përdoreshin si shtëpi të përkohshme për refugjatët derisa rastet e tyre të procedoheshin.

Suedia, ku një rekord prej 163 mijë emigrantësh aplikuan për azil në vitin 2015, ka parë një rritje në sjellje anti-emigrant vitin e kaluar me një numër të zjarrvënieve të qëllimshme ndaj qendrave të emigrantëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera