Lajme

Zjarr në spitalin e Shkodrës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 22 April 2023

Një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 07:05 dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Euronews.al.

-Advertisement-

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera