Lajme

Zjarr në QKUK, evakuohen disa pacientë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 04 March 2018

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym.

Pas kësaj, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

Si hap i parë menjëherë janë 2 bebe dhe 3 nëna që janë bartur në një repart tjetër në vend më të sigurt. Po ashtu, menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Gjatë ditës ky repart pritet që t’i kthehet punës normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera