Lajme

Zjarr në një qendër migracioni në Meksikë, rreth 37 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 28 March 2023

Të paktën 37 persona kanë gjetur vdekjen pas një zjarri në një qendër migracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez.

Autoritetet thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) ndodhi pasi ata morën rreth 71 emigrantë nga rrugët e qytetit

Shkaku i zjarrit apo kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

-Advertisement-

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ushtarë dhe zjarrfikës duke ndihmuar të plagosurit për të shpëtuar nga brenda.

Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë në fillim të këtij muaji ndaluan qindra emigrantë – kryesisht venezuelas – të hynin në vend pasi një grup i madh u përpoq të kalonte me forcë duke kaluar ushtarët meksikanë në kufi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera