Lajme

Zjarr në një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 14 January 2023

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një incidenti zjarri që ndodhi sot në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal.

Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera