Lajme

Zjarr në një banesë në Pejë, katër qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 24 Tetor 2023

Një zjarr ka shpërthyer brenda një banese në lagjen Puhovci në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se banesa është pothuajse tërësisht e djegur.

-Advertisement-

Ai shtoi se katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i tymit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit”, tha Gashi, për Klankosova.tv

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është edhe eksperti i zjarrit i cili po e heton zjarrin.

Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij rasti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy