Lajme

Zjarr i madh në Gjakovë, digjet Muzeu i Muzikës

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 30 August 2023

Muzeu i Muzikës – Tabhanet, në Gjakovë, të mërkurën është mbuluar në tym e flakë.

Në pamjet që ka bërë publike “Gjakova Sot”, shihet se një pjesë e mirë e Muzeut është dëmtuar.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes, ndonëse ende nuk janë deklaruar për burimin e këtij zjarri.

-Advertisement-

Muzeu i muzikës i njohur edhe si Tabhanet është një muze i rrallë i llojit të vetë që ndodhet në qytetin e Gjakovës. Muzeu i muzikës është institucion që dokumenton historinë muzikore jo vetëm të Gjakovës por edhe të Kosovës dhe më gjerësisht.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera