Lajme

Zjarr afër një pompe të derivateve në Fushë Kosovë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 19 October 2020

Një reklamë afër një pompe derivatesh në Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Në pamjet e publikuara shihet se si reklama që gjendet menjëherë në hyrje të pompës është kapluar nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por në këtë video shihen punëtoret e kësaj pompe duke tentuar ta shuajnë zjarrin. Nga zjarri është shkaktuar tym i madh.

-Advertisement-

Vendi në të cilën gjendet kjo pompë është një pikë mjaftë e frekuentuar nga qytetarët, ku pranë saj gjenden disa ndërtesa dhe në anën e kundër të saj është qendra tregtare dhe një kolegj privat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera