Sport

Zinedine Zidane flet para sfidës kthyes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampioneve

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 06 August 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dalur në konferencë për media para sfidës kthyese ndaj Manchester Cityt, që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri francez ka thënë se nuk e din se çfarë do të ndodhë nesër, por ka shtuar se do të jetë një ndeshje e mirë futbolli.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Ajo çfarë mund të ju them është se do të jetë një ndeshje e mirë futbolli, mes dy ekipeve shumë të mira”, theksoi Zizu.

-Advertisement-

Zidane është shprehur optimist se mund ta kalojnë këtë rund, duke thënë se asgjë nuk përfunduar.

“Asgjë s’ka përfunduar ende, deri në minutën e fundit. E dimë situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kam ekip fantastik dhe ka armët e saj dhe do të shohim ndeshje të mirë. E dimë se çfarë ka ndodh në ndeshjen e parë, por jemi gati për këtë finale dhe duhet të mendojmë se mund të kalojmë tutje”, deklaroi trajneri i madrilenëve.

Ndeshja në mes Manchester Cityt dhe Real Madridit zhvillohet nesër nga ora 21:00 në stadiumin ‘Etihad Stadium’.

‘Qytetarët’ hynë me rezultat të favorshëm në këtë takim, pasi kanë triumfuar 2-1, në duelin e parë të zhvilluar në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera