Lajme

Zihen duke vjedhur naftën e makinerive që po ndërtonin rrugën

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 26 July 2017

Katër persona janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve.

Sipas policisë së Kosovës të dyshuarit kishin mbushur gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate ndërsa kishin edhe 18 bidonë të zbraztë, transmeton Infokusi.com

Rasti ka ndodhur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut mbrëmë rreth orës 22.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera