Sport

Zidane u dërgon mesazh fansave të Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 01 November 2018

Zinedine Zidane u ka dërguar një mesazh tifozëve të Juves, dhe ju ka thënë se shpreson që do të takohet shumë shpejtë me ta.

Francezi ishte lojtar i klubit torinez për pesë stinore gjatë karrierës së tij, dhe është përfolur për një rikthim të tij si drejtor i klubit.

Zizou momentalisht është i pa punë, pasi u largua në fund të stinorit të kaluar nga posti i Real Madridit, kur arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve për tri stinore radhazi.

-Advertisement-

“Përshëndetje të gjithëve”, thotë Zidane në video.

“Jam këtu me Cristianon nga Madridi, dhe dua të ju përshëndes të gjithëve. Shpresoj që do të vij në Torino dhe të kalojmë pak kohë së bashku”.

“Forca Juve!”.

Kjo përshëndetje e tij ka ardhur si pasojë e 121 vjetorit të themelimit të “Zonjës së Vjetër”.

https://www.youtube.com/watch?v=fc-YhiDzTzk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera