Sport

Zidane tregon se a do të largohet nga Reali

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 08 May 2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku francez ka refuzuar të thot se do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’ edhe sezonin e ardhshëm.

“E ardhmja? Do të përfundojmë sezonin. Ajo që mund të them është se gjithmonë do ta bëj shumë të lehtë për klubin, sepse më ka dhënë gjithçka. Do ua bëj shumë të lehtë. Por çështja aktuale është të mbyllim në mënyrën e duhur sezonin dhe të bëjmë mirë në 4 ndeshjet e mbetura. Pjesa tjetër është “bla bla bla”. Nuk dua t’i hap klubit probleme, do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe pjesën tjetër do e shohim më vonë”, ka thënë Zidane.

-Advertisement-

Real Madridi aktualisht mban vendin e dytë me 74 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera