Sport

Zidane tha se e dashuron, por Leonardo e blindon: Mbappe qëndron me 100% te PSG!

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 28 November 2019

Fjalët e ëmbla të Zinedine Zidane për Kylian Mbappe bënë që në media të aludohet për një kalim të mundshëm të yllit francez te Reali i Madridit por për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar drejtori sportiv i parizienëve, braziliani Leonardo i cili në një intervistë ka theksuar se nuk ka asnjë shans që 20-vjeçari të largohet nga kampionët e Francës.

“ Nuk e di çfarë ka thënë Zidane, nuk e kam ndjekur, e vetmja gjë që di është Mbappe qëndron me 100%, ai është një lojtar i PSG dhe nuk diskutohet. Rinovimi i Mbappe me PSG? Të shikojmë”, theksoi Leonardo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera