Sport

Zidane rikthehet, Bale drejt largimit? Menaxheri zbulon gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 15 March 2019

Zinedine Zidane u rikthye në stolin e Real Madridit, një yll i fushës së blertë mund të largohet që aty. Mediat spanjolle e shohin të paevitueshëm këtë “reaksion” shkak-pasojë, ku Gareth Bale është protagonist. Uellsiani konsiderohet si një nga shkaqet e largimit të francezit verën e vitit të kaluar, ndërkohë që tani i duhet të dalë “para gjyqit”.

Situatat kanë ndryshuar, me Zidane që tashmë ka dorë të lirë për të afruar e larguar kë të dojë. Në fakt, Bale ka kaluar disa muaj të vështirë në kryeqytetin spanjoll dhe shpesh është vërshëllyer nga tifozët e bardhë. 29-vjeçari nuk duket të jetë shumë i afërt me shokët e ekipit dhe portieri Thibaut Courtois e ka kritikuar publikisht kohët e fundit.Si rezultat i të gjitha këtyre, ish-ylli i Tottenham është lidhur me një lëvizje larg “Bernabeut”.

Sidoqoftë, agjenti i tij, Jonathan Barnett, ka mohuar se ka ndonjë të vërtetë në raporte të tilla. Madje, thotë se klienti i tij do të donte ta vijonte pjesën e mbetur të karrierës në këtë klub: “Ai dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madridi. Gareth do të flasë me Zidane, do të marrë mendimin e trajnerit për të dhe pastaj do të shohim çdo të ndodhë në fund të sezonit”.

-Advertisement-

Mediat spanjolle shkruajnë se uellsiani nuk pati marrëdhënie të mira me Zidane, gjatë qëndrimit të tij të parë si trajner, diçkaje që Bennet nuk i fshihet: “Gareth donte të luante në një mënyrë dhe Zidane në një tjetër. Ky ishte shkaku i raportit mes tyre, që gjatë një periudhe kohore u përkeqësua. Nëse trajneri e lejon Bale të luajë në mënyrën e duhur, ai mund të jetë i barabartë me Cristiano Ronaldon. Ka ende një potencial të madh, është shumë i fortë, me vullnet të madh dhe nuk kujdeset për ato që thonë mediat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera