Sport

Zidane për Hazardin: I mungon ende diçka

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 19 December 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për Eden Hazard dhe rikuperimin e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku francez ka treguar se sulmuesi belg ka nisur stërvitjen me grupin, megjithatë akoma nuk është gati për t’u rikthyer plotësisht.

“Është pothuajse i rikuperuar, por për të luajtur i mungon ende diçka. Po stërvitet rregullisht me ne dhe shpresoj së shpejti do të jetë duke luajtur me ekipin”, ka thënë 48 vjeçari.

-Advertisement-

Reali nesër është mysafir i Eibarit në ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera