Sport

Zidane nuk e fton Ramosin për ndeshjen me Shakhtar Donetsk, kjo është arseyja

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 20 October 2020

Zidane nuk e fton Ramosin për ndeshjen me Shakhtar Donetsk

Sergio Ramos nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, për ballafaqimin me Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Kapiteni i “Los Blancos” nuk është në formën më të mirë fizike pasi pësoi një lëndim në këmbë.

-Advertisement-

“Ramos ka një problem. Ai nuk ka stërvitur me ekipin.”, deklaroi Zidane.

“Nuk rrezikojmë me lojtarët, ata duhet të jenë 100% gati. Ai pranoi një goditje dhe duhet të presim dhe të shohim se si ndihet. “, shtoi tekniku francez.

Mbetet të shihet nëse reprezentuesi spanjoll do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me Barcelonën në “El Clasico” që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera