Sport

Zidane në sulm ndaj Bale: Nuk pranoi të luante!

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 23 July 2019

Zinedin Zidan, doli para mediave në konferencë, në vigjilje të takimit që Reali i Madridit do të luajë ndaj Arsenalit, por sërish, çështja kryesore ishte Garet Bejl.

Tekniku francez u shpreh një ditë pasi ai deklaroi në konferencë se Reali po përpiqet të shesë Bejlin, lojtari nuk ishtë ndërruar në fushë, për të veshur fanellën e të ishte i gatshëm për Zidanin, për faktin se klubi po mundohej ta shiste.

“Ndonjëherë spanjishtja ime nuk kuptohet mirë. Dua të jem sërish shumë i qartë për Garet. Së pari, nuk kam shfaqur mungesë respekti ndaj askujt, dhe aq më pak ndaj një lojtari. Gjithmonë them se lojtarët janë më të rëndësishmit, dhe do jem gjithmonë me ta. Së dyti, kam thënë se klubi po mundohet ta shesë. Kaq. Dhe së treti, unë mendoj se ai është një lojtar i rëndësishëm. Ditën tjetër pas atyre deklaratave të mia, Garet nuk u vesh për në fushën e blertë, sepse nuk dëshironte. Tha se klubi po përpiqej që ta shiste, dhe për këtë gjë nuk po vishej. Ai është lojtar i Realit, dhe do shohim çfarë do ndodhë nesër në fushë. Për sa i përket merkatos, nuk di gjëra të reja” – u shpreh Zidan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera