Sport

Zidane ndryshon mendim për Balen, thotë se llogaritë në të

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 23 August 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se Gareth Bale dëshiron të qëndrojë në Madrid, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

Anësori uellsian pritej të largohej nga klubi madrilen gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që trajneri i “Los Blancos” publikisht deklaroi se Bale nuk është pjesë e planeve të tij për sezoni 2019/20.

Megjithatë, transferimi i tij në Kinë dështoi në momentet e fundit dhe Bale mbeti në turneun parasezonal të Real Madridit e tash është kthyer edhe në skuadrën e zgjedhur nga Zidane për ndeshjet e La Ligës.

-Advertisement-

Zidane e ka ndryshuar mendjen e tij sa i përket të ardhmes së Bale në “Santiago Bernabeu”, duke zbuluar fundjavën e kaluar se ai nuk do të largohet, pas kontributit që e dha në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, kundër Celta Vigos në La Liga.

Duke folur para përballjes së kësaj xhiroje me Real Valladolidin, Zidane e theksoi edhe një herë qëndrimin e tij ndaj situatës së Bale, duke e nxitur futbollistin ta dëshmojë se është lojtar i madh ende.

“Ajo që ka ndryshuar është se lojtari do të qëndrojë, asgjë tjetër. Gjëja e rëndësishme është se lojtari dëshiron të qëndrojë dhe ne do të llogarisim në të. Ai e ka dëshmuar se është lojtar i madh dhe duhet ta dëshmojë edhe një herë këtë gjë”, ka thënë Zidane.

“Atë ditë ai luajti mirë dhe jo vetëm në gjërat që është i mirë. Ai punoi shumë në aspektin defansiv. Ne duhet të qëndrojmë në këtë drejtim, edhe Gareth e edhe të gjithë të tjerët”.

“Ne duhet të përmirësohemi për të arritur gjëra të rëndësishme. Dhe të gjithë do ta bëjnë këtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera