Sport

Zidane i konfirmoi largimin, lojtari: As unë nuk dua të punoj me ju!

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 17 June 2019

Zinedine Zidane u rikthye në krye të Real Madridit për të ndryshuar gjërat dhe për të rikthyer ekipin madrilen në top. Skuadra spanjolle do të përjetojë largime dhe afrime të shumta.

Një ndër lojtarët që nuk do të vazhdojë me ekipin e Realit është dhe Dani Ceballos. Prestigjozja “AS” zbulon se Zidane i ka kërkuar atij të gjejë ekip, pasi nuk e sheh si pjesë të planeve të tij.

Lojtari i është përgjigjur me të njëjtën arrogancë. “Nuk ka problem, mister. As unë nuk dua të punoj më me ju”. Marrëdhënia mes të dyve është thyer përfundimisht, ndërsa Tottenhami e do në Angli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera