Sport

Zidane afër largimit nga Bernabeu, këto janë dy vendet e mundshme ku do të shkoj

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 16 February 2021

Zinedine Zidane dhe Real Madridi janë shumë afër për t’i ndarë rrugët, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimit të mediave francezi pritet të largohet nga Madridi, ani pse kontrata e tij nuk skadon deri verën e ardhshme.

Rikthimi i 48 vjeçarit në ‘Santiago Bernabeu’ nuk ishte aq i mirë, sa ishte hera e parë.

-Advertisement-

Sipas mediave, Juventusi ka nisur të shqyrtoj mundësinë për të arritur marrëveshje me trajnerin e Realit.

Kurse, mundësia e dytë është kombëtarja e Francës, të cilët po e shohin si zëvendësuesin ideal të Didier Deschamps.

Kujtojmë që Real Madridi aktualisht mban vendin e dytë me 49 pikë, në La Liga./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera