Lajme

Ziadin Sela përshëndet idenë e Albin Kurtit për autostradën Tetovë-Prizren

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 20 November 2019

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se e mbështet idenë e Kurtit për ndërtimin e një autostrade prej Prizrenit deri në Tetovë.

“E përshëndes nismën e tij. Ne e kemi përmendur në vitin 2016”, tha Sela.

Kjo sipas Selës do ishte një autostradë që do të ndikonte në lidhje më të mira mes shqiptarëve.

-Advertisement-

“Rruga prej Prizrenit deri në Tetovë, me hapjen e tunelit, do të shkurtohej diku deri në 30 kilometra”, tha ai në T7.

Kurti e kishte bërë një premtim elektoral që do të ndërtonte një autostradë mes Tetovës dhe Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera