Lajme

Zhvillojnë prostitucion në Fushe Kosovë e Prishtinë, arrestohen 4 persona

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 16 September 2020

Dy femra njëra nga Kosova e tjetër nga Serbia si dhe dy meshkujë kosovarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këta persona sipas Policisë kanë kryer shërbime si Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja”, shkruan Gazeta Infokus.

“Personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.

-Advertisement-

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobil, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas proceduarve të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera