Zhvillimi dhe sfidat kërkojnë si rrugë efikase hapjen me standard të lartë

Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 19 May 2022
Gjithnje e më shumë po rritet vendosmëria e Kinës për hapjen me standard të lartë.
Kina ka pasur arritje të veçanta në zgjerimin e hapjes gjatë dekadës së fundit që nga viti 2012, duke zënë vendin e parë për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve në botë për dy vjet radhazi.
Në vitin 2013, kur në Shangai u krijua zona e parë pilot e tregtisë së lirë (ZTL) e Kinës, u publikua lista e parë negative e ZTL-së. Në atë kohë kishte 190 masa kufizuese, ndërsa sot vetëm 27. Deri tani, gjithsej 21 zona pilot të tregtisë së lirë janë ngritur në Kinë.
Numri i marrëveshjeve të tregtisë së lirë të nënshkruara nga Kina në dekadën e fundit pothuajse është dyfishuar, duke arritur nga 10 në 19. Ndërkohë, përqindja e tregtisë së Kinës me partnerët e saj të tregtisë së lirë në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së vendit vjet është rritur nga 17 % në 35 %. Marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë vit. Kjo është zona e tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe dhe përmasën ekonomiko-tregtare më të madhe në botë.
Sipas të dhënave më të reja statistikore, koha e zhdoganimit të mallrave të importit është pakësuar nga 4 ditë në vitin 2017 deri në më pak se 1.5 ditë tani, ndërsa koha e zhdoganimit të mallrave të eksportit u ul nga 12 orë në vitin 2017 në afro 1.2 orë tani, duke u përmirësuar në mënyrë të pandërprerë efektiviteti. Në të njëjtën kohë, Kina ka nxitur qarkullimin e logjistikës ndërkombëtare. Në linjën hekurudhore Kinë-Evropë, qarkulluan mbi 1000 trena çdo muaj për 24 muaj me radhë. Rrjeti i ri i logjistikës tokësore dhe detare perëndimore u zgjerua deri në 316 porte të 107 vendeve dhe rajoneve. Me rritjen e efektivitetit të zhdoganimit të mallrave, niveli i tarifave doganore është ulur ngadalë. Tani niveli i përgjithshëm i tarifave doganore i Kinës është 7.4%.
Në konferencën për 70-vjetorin e Këshillit për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (CCPIT) dhe Samitit Global të Tregtisë dhe të Investimeve,Presidenti kinez Xi Jiping ( lexohet Shi Gjinpin) tha se me rigjallërimin e tregtisë dhe të investimeve, duhet shtuar përkrahja ndaj regjimit të tregtisë shumëpalëshe me OBT-në në qendër, garantimin e sigurisë e të stabilitetit të zinxhirëve globalë të industrisë e të furnizimit dhe shtimin e përfitimeve nga bashkëpunimi, që popujt e të gjitha vendeve të favorizohen më shumë nga rezultatet e zhvillimit.
Të tjera
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...
-
Rritja e rasteve të reja me COVID-19, nga e hëna rreth 800 të infektuar
Në javën e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 shënoi rritje të madhe,...
-
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2...
-
Shpërndante drogëra të forta në Tiranë, policia “kap mat” 34-vjeçarin me dozat gati për shitje
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të for...