Lajme

Zhvillimet rreth dialogut, LDK mbledh kryesinë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 21 March 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Siç mëson Telegrafi, mbledhja pritet të nis në orën 15:00.

Temë diskutimi sipas burimeve pritet të jetë takimi i 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar takimin e Ohrit si mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë” kishte shkruar Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera