Uncategorized

Zhvillimet në veri të vendit, Osmani takon ambasadorin austriak

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 10 August 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takimin e Osmanit me ambasadorin Weidinger thuhet të jetë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani. Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon”,thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Më tej, presidentja Osmani në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera