Lajme

Zhvillimet në vend dhe gjendja e rënduar me Covid-19, Kurti e Vitia zgjedhin heshtjen

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 09 August 2020

Albin Kurti dhe Arben Vitia heshtin përballë politikës e pandemisë.

Albin Kurti e Arben Vitia, pavarësisht zhvillimeve në vend dhe gjendjen e rënduar me virusin korona, kanë zgjedhur heshtjen.

Njihet si një nga figurat me gjuhën më të ashpër kundrejt kundërshtarëve

-Advertisement-

Por, ish – kryeministri, Albin Kurti, ka disa javë që ka zgjedhur heshtjen përball zhvillimeve në vend.

Edhe në postimin e tij të fundit në Facebook të dielën, Kurti, nuk është marrë me zhvillimet politike.

Ndërkohë, në postimin paraprak, Kurti ka kujtuar masakrën e Poklekut të Vjetër, duke postuar një fotografi me të mbijetuarën e kësaj masakre, Teuta Elshani.

Ai po ashtu, disa ditë më parë, nga Greqia ka postuar disa fotografi, ku tregoi se mori pjesë në simpoziumin “Bota pas Covid – 19”

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë që Albin Kurti, ndodhet në Kosovë.

Por, nga ky subjekt politik, nuk kanë dhënë detaje më shumë, përveçse kanë treguar se të dielën, Kurti përmes aplikacionit Zoom, do të marrë pjesë në një Tubim Virtual, me bashkëatdhetarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pavarësisht mungesës së tij në publik, duket që Kurti nuk po qëndron duarkryq.

Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.Por, nuk është vetëm Kurti që ka zgjedhur heshtjen.

Pavarësisht këtij premtimi dhe gjendjen e rënduar me virusin korona në Kosovë, edhe ish – ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka zgjedhur të mos flas shumë.

Ndër paraqitjet e tij të fundit, ishte në këtë tubim politik, në qershor të këtij viti në sheshin “Skënderbeu” në atë që njihet si “Java e Lëvizjes”.politikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera