Zhvillimet në Rusi, Musliu: Vendndodhja e Putinit mund të jetë në Beograd

Autori: Gazeta inFokus
19:09 | 24 June 2023
Drejtori i Octopus, Agim Musliu ka reaguar pas zhvillimeve në Rusi, ku grupi Wagner po tenton të bëjë grushtshtet, duke thënë se vendndodhja e presidentit rus, Valdimir Putin mund të jetë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.
Ai ka kujtuar se Rusia ka strehuar gruan e kasapit të Ballkanit, Millosheviqit dhe se Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus.
“Vendndodhja e #Putinit mund të jetë #Beograd. Serbia 🇷🇸 ia ka borxh këtë Rusisë🇷🇺. Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë #jugosllave iku në Moskë, e po ashtu edhe gruaja e #Milosheviçit. dhe shumë të tjerë. #Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka shkruar Musliu.
BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin.
Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi luftëtarët e tij paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.
Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.
Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit të tij paraushtarak.
Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.
Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Të tjera
-
Vendosën flamurin e IS*IS-it mbi shtëpi, u caktohet paraburgimi dy të dyshuarve nga Prishtina
Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka caktuar ...
-
Strategjia efektive e pushtetit të Kurtit për ta fundosur lirinë e medias
Qeverisja pesëvjeçare e Albin Kurtit ka lënë një gjurmë të thellë në degradim...
-
Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave
Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në ...
-
“Më mungon çdo sekondë”, rrëfehet për herë të parë bashkëshortja e policit të vra*rë në Kaçanik
Vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, më 1 prill, në hyrje ...
-
Rënditja e Kosovës si e 99-ta në indeksin e lirisë së mediave, analisti Salihu, “Nuk e mat guximin e gazetarëve”
Analisti Fitim Salihu ka reaguar ashpër ndaj kritikave që kanë dalë pas publi...
-
KQZ njofton edhe për shpenzimet e AAK’së për zgjedhje: Gjithsej mbi 337 mijë euro, mbi 72 mijë euro gjoba
Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raporte...
-
AGK, Federatës Evropiane të Gazetarëve: Faleminderit për solidarizimin e menjëhershëm
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka falënderuar sekretarin e përgjithshë...
-
Murati sul*mon mediat: AGK-ja duhej të mbante konferencën para zyrave të oligarkëve mediatikë, e jo para qeverisë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar se Asociacioni i...
-
Haradinaj: Nëse Vetëvendosje propozon emër të ri, të shtunën do të kemi kryetar të Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Befason burri nga fshati Gjonaj i Prizrenit, tregon si e kanë ditur në të kaluarën kur një vajzë është e gatshme për fejesë
Ramadan Totaj, nga fshati Gjonaj i qytetit të Prizrenit, është njëri ndër pas...
-
Gati 2 milionë për imazh, mbi 200 mijë Euro për shkelje – shpenzimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje...
-
PDK shpenzoi 932 mijë e 964 Euro gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të dek...