Zhvillimet në Poloni, Biden tha se raketa mund të mos jetë nga Rusia – çfarë deklaruan liderët e tjerë botërorë
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 November 2022
Raketa që vrau dy njerëz në Poloni ka gjasa të mos jetë lëshuar nga Rusia, tha të mërkurën presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pasi shpërthimi ngriti alarmin global se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vendet fqinje.
Ambasadorët e NATO-s do të zhvillojnë një takim urgjent sot për t’iu përgjigjur shpërthimit, i cili ndodhi ndërsa Rusia po gjuante shumë raketa në qytete në të gjithë Ukrainën.
Kievi thotë se ka rrëzuar shumicën e raketave ruse në hyrje me raketat e veta të mbrojtjes ajrore. Rajoni i Volyn i Ukrainës, pikërisht përtej kufirit me Poloninë, ishte një nga të shumtët që thotë se ishte në shënjestër të sulmeve të Rusisë, raporton Reuters.
Ministria e Jashtme polake tha se raketa ra në Przewodow, një fshat rreth 6 km (4 milje) nga kufiri me Ukrainën. Presidenti polak Andrzej Duda u tha gazetarëve se “me shumë mundësi ishte një raketë e prodhuar nga Rusia”, por se nuk kishte prova konkrete se kush e gjuajti atë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Si raketat me rreze të gjatë veprimi të Rusisë, ashtu edhe raketat e mbrojtjes ajrore që Ukraina lëshoi për t’i rrëzuar janë të prodhimit rus.
“Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s do të hetojnë plotësisht përpara se të veprojnë”, tha Biden, duke folur në Indonezi pas takimit me liderë të tjerë perëndimorë në margjinat e G20.
Agjencia e lajmeve Associated Press, e cila fillimisht kishte cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane të thoshte se raketat ruse kishin shkaktuar shpërthimin në Poloni, më vonë citoi zyrtarët amerikanë të thoshin se gjetjet fillestare tani ishin se shpërthimi ishte shkaktuar nga raketat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Disa liderë perëndimorë thanë se kushdo që e gjuajti raketën, Rusia ishte përfundimisht përgjegjëse.
“Ata theksuan se, cilido qoftë rezultati i atij hetimi, pushtimi i Putinit në Ukrainë është fajtor për dhunën e vazhdueshme”, tha zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak pas një takimi midis Sunak dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, vlerësoi se shpërthimi i raketës në territorin e Polonisë gjatë së martës tregon se situata është e rrezikshme.
Sipas tij ajo mund të bëhet edhe më keq.
“Në situata të tilla, maturia është në rend të ditës. Duhet të ketë një shpjegim të plotë. Ngushëllimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.
Polonia nuk ka prova përfundimtare që tregojnë se kush e gjuajti raketën që shkaktoi një shpërthim në një fshat pranë kufirit ukrainas, tha presidenti Andrzej Duda, të mërkurën, duke shtuar se Varshava qëndroi e qetë përballë atij që ai e përshkroi si një incident “të vetëm”.
Raketa ra jashtë fshatit rural polak të Przewodow, rreth katër milje (6.4 kilometra) në perëndim nga kufiri ukrainas, afërsisht në të njëjtën kohë kur Rusia nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj, transmeton në shqip.
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se beson se Moska nuk ka “asgjë të bëjë” me raketat që ranë mbrëmë mbi territorin e Polonisë, duke lënë të vdekur dy persona, raporton Reuters.
“Rusia që thotë se kjo nuk ka të bëjë fare me ta dhe kemi presidentin Biden duke thënë se këto raketa nuk janë të prodhuara nga Rusia, tregojnë se kjo nuk ka të bëjë fare me Rusinë,” tha Erdogan në një konferencë shtypi gjatë samitit të G20 në Bali të Indonezisë.
Erdogan tha se situata duhet të hetohet dhe se ai do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin kur të kthehet në Turqi.
Rrethanat rreth incidentit, i cili shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit pothuajse nëntë-mujor, mbeten të paqarta. Nuk dihet se kush e ka gjuajtur raketën, apo nga është lëshuar, megjithëse Ministria e Jashtme polake e ka përshkruar atë si “ të prodhuar nga Rusia”.
Të dy forcat ruse dhe ukrainase kanë përdorur municione të prodhuara nga Rusia gjatë konfliktit, me Ukrainën që vendosi raketa të prodhuara ruse si pjesë e sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore.
Të tjera
-
Donald Trump do t’i bashkohet virtualisht Forumit Ekonomik në Davos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë të enjten me një audiencë ndë...
-
Jeta Rafuna fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit madhështor të LDK-së në kryeqytet
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sonte një tubim në kryeqytet me filli...
-
Avokatja e Krasniqit: Njëri nga patologët që ka bërë autopsinë, ishte dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për mạsakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra tha të enjten në Hagë se njëri...
-
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënịṁeve me bọṁbë
Email-et që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione ...
-
Djemtë e Thaçit, Veselit e Krasniqit rikrijojnë fotografinë e famshme të baballarëve të tyre
Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë publikuar një fotografi ...
-
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po heton 1 mijë e 600 kon...
-
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim kontigjentin e radhës të FSK-s...
-
1 euro e 50 centë një, Burgu i Dubravës ofron për shitje 650 pula vojse të rritura nga të burgosurit
650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosu...
-
Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Publikohen pamjet e veturës së shkatërruar pas shpërthimit të grạnạtës së dorës në Pejë
Tashmë janë publikuar pamje nga pasojat e shpërthimit me granata dore ndaj nj...
-
Ganimete Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokrtike e Kosovës, Ganimete...
-
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë, IKSHPK jep rekomandime për evitimin e rrezikut
Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të lar...