Lajme

Zhvillimet në pikat kufitare me Serbinë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 21 September 2021

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar, raporton Telegrafi.

Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës

-Advertisement-

Të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera