Lajme

Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke vazhduar punën deri në mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 09 September 2024

Policia e Kosovës është duke vazhduar punën në mbledhjen e fakteve dhe informacioneve në Leposaviq materiale nga ndërtesa pasi konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi zëvendësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani, i cili tha se puna është duke vazhduar nga ana e policisë deri në përfundimin e mbledhjes së provave.

“Ende nuk ka përfunduar puna. Policia është duke merr provat që ata I shohin të arsyeshme. Nga 4 lokacionet që kanë qenë të mbyllura , 2 në Mitrovicën e Veriut, një në Leposaviq dhe një në Sveçan, këtë të Leposaviqit jemi sot duke e kontrolluar dhe duke mbledhur provat”, është shprehur Elshani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera