Lajme

Zhvillimet në Koshare, Policia del në vendin e ngjarjes pasi serbët hoqën flamurin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 15 October 2020

Një prift serb ka hequr një flamur shqiptar që qëndronte në kullën e vrojtimit në Koshare, teksa kishte përfunduar një ecje prej mbi 7 orë. Pas raportimit të mediave, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se Policia është duke e hetuar rastin, por ende nuk kanë ndonjë informacion.

Në një video të publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte ngelur atje që nga koha e luftës.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë prifti serb.

Të tjera