Lajme

Zhvillimet e fundit nga Ukraina: Zelensky prezanton planin 10 pikësh për paqe me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 15 November 2022

Gjatë fjalimit të tij virtual para liderëve të G20, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi një plan prej 10 pikësh për paqe me Rusinë.

Zelensky u tha liderëve të G20 se Ukraina nuk do të heqë dorë nga toka e saj në asnjë negociatë me Rusinë.

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu tha se nuk do të ketë marrëveshje “Minsk 3” për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton në shqip Gazeta Online Reporteri.net.

-Advertisement-

Marrëveshjet e Minskut ishin një seri marrëveshjesh ndërkombëtare që kërkonin t’i jepnin fund luftës së Donbasit dhe deklarata e tij i referohet dy marrëveshjeve të dështuara të armëpushimit midis Kievit dhe Moskës për statusin e rajonit.

“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të mobilizojë forcat e saj dhe pastaj të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk 3, të cilën Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes,” tha Zelenskyy.

Ndër të tjera, Zelensky propozoi një shkëmbim të të burgosurve “të gjithë për të gjithë” me Rusinë gjatë fjalimit të tij virtual ndaj udhëheqësve të G20 në Bali.

“Mijëra njerëz tanë, ushtarakë dhe civilë janë në robëri ruse. Ata iu nënshtrohen torturave brutale. ky është abuzim masiv…ne i dimë me emra 11,000 fëmijë që u deportuan me forcë në Rusi”, tha Zelensky.

Ky është plani 10-pikësh i Zelenskyt i prezantuar sot:

Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore;
Siguria e ushqimit
Siguria energjetike
Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve
Zbatimi i Kartës së OKB-së
Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësisë
Drejtësia
Ekocidi dhe mbrojtja e mjedisit
Parandalimi i përshkallëzimit
Konfirmimi i përfundimit të luftës
Por ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vlerëson se Ukraina ka paraqitur kushte “joreale” për negociata për paqeb,

Para gazetarëve, Lavrovi pretendoi se Ukraina po refuzonte të bisedonte me Moskën dhe kishte paraqitur kushte joreale për paqen.

Zyrtari i Kremlinit tha gjithashtu se OKB-ja kishte premtuar të lëvizë pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera