Lajme

Zhvillime të reja nga Karaçeva, arrestohen edhe dy persona

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 14 October 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona me rastin e njohur si “Karaçeva”.

Kështu numri i të arrestuarve ka shkuar në 63 persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një komunikate të përbashkët Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Të dy këta përsona kanë organizuar lojra të fatit në kundërshtim me ligjin në fuqi.

“I dyshuari B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, ndërsa, i dyshuari SH.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.Të dyshuarit B.A., dhe SH.I., me urdhër të prokurores së rastit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë që në muajin shtator Policia e Kosovës pati zhvilluar një aksion ku ishin arrestuar 10 policë nga 33 persona të dyshuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera