Rozë

Me zhveshje kishte paguar shkollimin

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 19 December 2017

Aktorja të cilën sot mediet e quajnë si më të dëshirueshmen, Malin Ackerman, ka zbuluar se edhe sot e kësaj dite e ka të vështirë që të dalë nga hija e koleges së saj Cameron Diaz, me të cilën vazhdimisht e krahasojnë.

Biondina me prejardhje suedeze falë sensit të saj për humor vazhdimisht është krahasuar me Cameronin dhe nuk e ka pasur të vështirë të gjejë role filmi, përcjell “Zëri”.

Mirëpo, fillimet e karrierës së saj kanë qenë tepër të vështira dhe se shkollimin e saj është dashur ta paguajë duke u zhveshur për revista të ndryshme. “Nuk kam qenë në botën e modës së lartë, por me pozime e kam paguar shkollimin. Kam bërë reklama të ndryshme, shpesh e zhveshur dhe vazhdimisht mundohesha të depërtoj në botën e aktrimit”, ka thënë ajo për revistën “IN Magazin”, transmeton “Zeri.info”.

-Advertisement-

Për shkak të problemit me disleksinë, ajo ka vështirësi në lexim dhe tekstet i mëson trefish më vështirë sesa kolegët e saj.

Ajo thotë se në fillim të karrierës, për shkak të pamjes atraktive ka marrë vetëm role si një femër “trofe”, por me kalimin viteve ajo ka dëshmuar se është aktore e madhe dhe tani më në fund është në gjendje t’i zgjedhë vetë rolet e saj.

Ajo kohë më parë pas 11 vjetësh martesë ishte ndarë nga burri i saj dhe shumicën e kohës e kalon me të birin e saj 6-vjeçar, ndërsa javë më parë edhe është fejuar me të dashurin Jak Donelly”.

Image

Image 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera