Lajme

Zhvarroset një foshnje një Istog më urdhër të gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 06 September 2022

Një foshnje është zhvarrosur të hënën në Istog, kjo pasi për këtë ka dhënë urdhër Gjykata Themelore e Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.

-Advertisement-

“Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes””, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera