Kulturë

Zhurma e Femrës: Dokumentari që u dedikohet grave kosovare

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 12 September 2018

Shpeshherë flitet për të drejtat e grave, por që në realitet asnjëherë nuk ndalemi dhe të mendojmë për kuptimin e vërtetë të fjalës.

Madje edhe ata që flasin me dashje ose jo shkelin të drejtat e grave duke aluduar në atë se e drejtë e gruas është vetëm mirëqenia ekonomike, apo e drejta për të punuar, por duke ia marrë asaj të drejtën e shprehjes, veshjes sipas shijes së saj dhe duke i dhënë gruas “prioritet” në kryerjen e punëve të shtëpisë apo edhe duke e cilësuar e trajtuar atë si objekt seksi dhe asgjë më shumë.

Këtë tematikë e kanë trajtuar dy gazetaret zvicerane, Celine Steltter dhe Arzije Asani, nëpërmjet tri protagonisteve në dokumentarin e tyre të titulluar “Zhurma e Femrave”.

-Advertisement-

Tri protagonistet e këtij dokumentari, Adelina, Jeta dhe Klara, flasin për pikëpamjet e tyre dhe realitetin e gruas në vend, duke i kontribuar kështu kauzës së tyre të drejtë në promovimin e të drejtave të grave në vend.

Në vijim ndiqni dokumentarin “Zhurma e Femrave”.

THE NOISE OF THE WOMEN from arzijeasani on Vimeo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera