Lajme

Zhgënjehen punëtorët e KEK-ut: Të pakënqur me qasjen e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 29 March 2020

Sindikata e Re e KEK-ut përmes një njoftimi të lëshuar për media është shprehur e pakënaqur me qasjen e institucioneve.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se punëtorët e KEK-ut janë të zhgënjyer.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Punetoret e KEK-ut jane te zhgenjyer me qasjen e institucioneve tona rreth punes dhe sakrifices qe jemi duke bere keto dite kur te gjithe po qendreojne neper shtepit e tyre e prane familjeve per tu mbrojtur nga rreziku i koronavirusit.

Sikurse mjeket, infermjeret e policine qe keto dite po sakrifikojne ne vendet e tyre te punes, Qeveria e Kosoves eshte dashur se paku t’i falenderoj edhe punetoret e KEK-ut.

Eshte e padrejte dhe mbi te gjitha nuk eshte aspak njerezote qe ne asnje rast te vetem nuk permenden punetoret e KEK-ut edhe pse te gjithe e dine qe ne keto dite te renda e te veshtira jemi duke punuar me krejt energjine tone perkunder frikes dhe rrezikut qe na kanoset. Ne kushte te renda e me veshtiresi te shumta per te mos lene asnje mundesi qe te kemi mungese te prodhimit te energjise elektrike.

Rryma eshte produkt jetik per qytetaret dhe shtetin, prandaj te pakten eshte dashur qe Qeveria e Kosoves ta falenderoj per kete kontribut e sakrifice. Nese per asgje tjeter te pakten per t’i dhene moral punetoreve dhe te ndihem edhe ata heronje te ketyre diteve.

Ne nuk kemi kerkuar asgje nga institucionet toma asnjehere dhe as tani sepse me ndjersej dhe mundin tone i nxjerrim rrogat dhe e mbajme gjalle KEK-un por te pakten nuk e meritojme kete perbuzje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera