Sport

Zhegrovës nuk i bëjnë përshtypje kritikat

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 26 March 2019

Pas kritikave të shumta që morri në ndeshjen me Danimarkën, sulmuesi anësor i Kosovës Edon Zhegrova ka thënë se nuk i bëjnë shumë përshtypje kritikat që ka marrë pas ndeshjes.

“Nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka qenë problem për mua, ata munden me jep kritika tërë ditën, por unë vazhdojë me punu dhe me dhanë maksimumin për ekipin”, ka thënë Edon Zhegrova.

Edhe në ndeshjen ndaj Bullgarisë, sikur në atë ndaj Danimarkës, Edon Zhegrova u inkuadrua në mesin e pjesës së dytë.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Bëmë maksimumin që të kthejmë rezultatin, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Edon Zhegrova.

Kosova  mbrëmë  zhvilloi ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020,  ku përball pati një kundërshtar mjaft të vështirë Bullgarinë, ndeshja qe u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me rezultat 1-1 vlen të theksohet se Kosova pati shumë raste të mira në ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera