Sport

Zhegrova asiston, Rrahmanin shënon për ta barazuar rezultatin ndaj Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 14 November 2021

Greqia dhe Kosova po luajnë momentalisht në kuadër të xhiros së fundit për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Olympic Stadium of Athens “Spiros Louis’ në Athinë, kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 76’.

Golin për ‘Dardanët’ e ka realizuar kapiteni, Amir Rrahmani, i cili u asistua nga Edon Zhegrova./Gazeta inFokus/

Të tjera