Zhdukja e mostrave të Deharit, LDK: Të shkarkohet Haxhiu, përndryshe edhe Kurti është bashkëpërgjegjës
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 09 December 2022
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Manaj, në një konferencë për media, tha se nëse Haxhiu nuk jep dorëheqje sot atëherë kryeministri, Albin Kurti, duhet ta shkarkojë atë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që zhdukja e mostrave të Astrit Dehari nga laboratori i IML-së që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është super skandal dhe akti i shëmtuar kriminal”.
“Ky rast tregon më së mirë gjendjen në të cilën është katandisur Ministria e Drejtësisë dhe institucionet vartëse të saj. Ministrja e Drejtësisë është e paaftë që të drejtojë këtë ministri dhe të udhëheq procesin e reformave në drejtësi. Prandaj, dorëheqja e ministres së Drejtësisë është minimumi i përgjegjësisë së saj në këtë rast dhe në shumë raste tjera parapake”, tha Manaj.
Madje, Manaj thotë se nëse Kurti nuk e shkarkon Haxhiun do e konsiderojnë si bashkëpërgjegjës për këtë rast të cilin e konsiderojnë si super skandal dhe akt kriminal.
“Nuk mjafton pezullimi i zyrtarëve të IML-së, ky është një veprim me antë të të cilit mundohet të mbulohet përgjegjësia politike dhe institucionale e ministres së Drejtësisë. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, nëse nuk jep dorëheqje brenda ditës së sotme e ftojmë kryeministrin Kurti që ta shkarkojë atë – në rast se nuk e shkarkon e konsiderojmë bashkëpërgjegjës në këtë rast të zhdukjes së mostrave”.
“Nëse ndodh që zhdukja e këtyre mostrave do të ketë efekt të drejtpërdrejt në ndriçimin e plotë të rastit Dehari, atëherë shtrohet pyetja kujt po i intereson mos zbardhja e këtij rasti?”, tha Manaj.
LDK-ja, mes tjerash, i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të zbardhin shpejt këtë rast kriminal dhe të gjithë akterët e involvuar të marrin dënimin e merituar.
Të tjera
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...