Lajme

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Qalaj: Haxhiu duhej të ishte tashmë ish-ministre e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 08 December 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se po të mendonte pozitivisht ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të kishte dhënë dorëheqje,

Kjo dorëheqje sipas tij duhet te vinte pasi janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Haxhiu ku ka thënë se mbrëmë është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.

-Advertisement-

Ai në emisionin “Five” në RTV Dukagjini theksoi se kur Qeveria ishte në opozitë për çdo incident, sipas Qalajt kërkonin llogari nga krerët e shteti dhe kërkonin dorëheqje nga ta.

Qalaj kërkoi se kjo duhej të trajtohej njëjtë edhe me ministren Haxhiu, e tashmë të ishte vetëm ish-ministre e Drejtësisë.

“Po të ishte një ministre që mendon pozitivisht, nuk kishim qenë tu fol se a duhet të jap dorëheqje apo jo… Ju e dini sa kanë qene në opozite për çdo incident janë thirrur duke i akuzua krerët e institucioneve, dhe duke ju kërkuar dorëheqje, edhe ky rast do të duhej te trajtohej njëjtë”, ka thënë Qalaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera