Lajme

Zhduket një qytetar i Lipjanit, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 18 April 2023

Gafurr Gashi, qytetar nga Lipjani nga e diela është zhdukur dhe askush nuk ka informacione se ku ai është duke qëndruar.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social ‘Facebook’, të cilët kërkojnë ndihmë nga qytetarët se kushdo që ka dijeni për të apo edhe e sheh të i lajmërojnë.

Përmes informacioneve që familjarët kanë bërë të ditur, personi i zhdukur është 1.88 i gjatë si dhe ka të veshura gardërobën e njëjtë si në foto.

-Advertisement-

Ndryshe herën e fundit Gashi është parë tek liqeni i Badovcit dhe tek rrethi i Prishtinës. Policia e Kosovës është njoftur dhe janë duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Vëmendje!!!

Person i zhdukur:

Emri: Gafurr

Mbiemri: Gashi

Qyteti: Lipijan

viti lindjes: 1947

Gjatësia: 188 cm

Info shtesë: Personi në fjalë ka të veshur gardërobë të njëjta sikur në foto.

Vendet ku dyshohet që është pa:

lokacioni 1 sipas dëshmitarëve është te liqeni i Badovcit, dhe lokacioni 2 tek rrethi i Prishtinës.

Grupi Kërkim Shpëtim Vullnetarët po sa ta autorizohemi nga Policia e Kosovës do fillojmë kërkimin.

Për ç’do info: 192 ose vullnetaret

Foto dhe të dhënat e personit është lejuar nga familja për shpërndarje.

/Gazeta Infokus/

Djali nga Lipjani raporton babain e tij të zhdukur

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera