Lajme

Zhduket një person në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 11 June 2022

Një person ka raportuar se djali i vëllait të tij me të meta psikike është larguar nga shtëpia më 03.06.2022 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dush, të Klinës.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i vëllait të tij, viktima mashkull kosovar, me të meta psikike është larguar nga shtëpia nga data e cekur dhe prej asaj kohe nuk është kthyer ne shtëpi. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera