Lajme

Zhduket një grua në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 03 August 2022

Një grua është zhdukur në Fushë Kosovë të hënën mbrëma, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin në polici e ka paraqitur një grua tjetër e cila ka njoftuar se viktima është larguar dhe nuk është kthyer më.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se lidhur më rastin është konsultuar edhe prokurori, derisa rasti po vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera