Lajme

Zhduket një aeroplan me pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 05 Korrik 2017

Një aeroplan i vogël me pesë persona është zhdukur në lindje të provincës Papua në Indonezi.

Melkianus Kuta, shef i agjencisë lokale për kërkime dhe shpëtim, tha se aeroplani është zhdukur gjatë fluturimit të shkurtër në një rajon malor, transmeton KosovaPress.

Ai tha se aeroplani ishte nisur në ora 11.00 sipas kohës lokale dhe kishte humbur lidhjen pak kohë para aterrimit të planifikuar rreth orës 11:25.

-Advertisement-

Në aeroplan janë dy pilotë, një indonezian dhe një holandez, si dhe tre udhëtarë indonezianë.

Aeroplanët janë mjetet kryesorë të transportimit në rajonet malore, ku ndodhen xhunglat, në provincat lindore Papua dhe Papua Perëndimore.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy